Pesë trupat që u gjetën të vdekur në shtëpinë e djegur në Yverdon, Vaud, pas ekzaminimeve del të kenë pasur edhe plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Mendohet që babai mund të ketë vrarë fillimisht familjen e tij e më pas vetën. Dyshimet e para u ngritën pasi u gjet një armë që i përket atij.
Pesë viktimat janë identifikuar dhe bëhet fjalë për tre vajza të moshës 5, 9 dhe 13 vjeçe si dhe nënën (40) dhe të atin (45). Sipas fqinjëve çifti është ndarë kohët e fundit, shkruan Blick.
Shkaku i zjarrit ende nuk është i ditur për policinë e kantonit të Vaud, po përjashtohet mundësia e një pale të tretë. Megjithatë, hetuesit kanë gjetur sasi të madhe të përshpejtuesit të zjarrit në dhoma të ndryshme të shtëpisë, derisa policia njofton se hetimet do të vazhdojnë edhe me ndihmën e ekspertëve të Universitetit të Lozanës, shkruan Blick, përcjellë Albinfo.ch.
Policia ishte njoftuar se rreth orës 06:40 ka ndodhur një shpërthim para se të niste zjarri e fqinjët thonë se kanë menduar të ishte ndonjë bombë. Debora di Fuotri ka thënë për Blick se derisa ishte shtrirë kishte dëgjuar shpërthimin: “I gjithë trupi më dridhej. Mendova se ishte një sulm me bombë”.
Shtëpia është shkatërruar plotësisht nga zjarri. Fillimisht u gjetën katër trupa, e tek të premten u gjet edhe trupi i njërës nga vajzat. /albinfo/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.