×
  • Lajme
  • Botë

    Detaje për gjendjen shëndetësore të Vuçiq, mediumi i tij përmend edhe vrasjen

    Reporteri
    16 Nëntor 2019 | 10:39

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po vazhdon të qëndrojë në spitalin ushtarak në Beograd, pas disa problemeve që iu paraqitën me zemër.


    E përdtishmja beogradase, “Alo.rs” shkruan se presidenti kishte probleme shëndetësore për shkak të vëllimit të madh të punës, por gjendja e tij është shumë më e mirë sot.

    “Shëndeti i njeriut të parë të vendit është kujdesur nga një ekip ekspertësh dhe aktualisht është në duar të mira. Ai po ndihet shumë më mirë këtë mëngjes – konfirmoi gazetari Dragan Vucicevic, i cili është edhe pronar i Informerit serb, gazetë kjo e afërt me Vuçiqin.

    Kjo gazetë, e afër me Vuçiqin, ka një mesazh edhe për ata që po i gëzohen shëndetit të numrit një të Serbisë.

    “Më kot, tifozët gëzohen në eksitim, dhe plani i tyre ka dështuar, Vuçiç po ndihet shumë më mirë. Ata u gëzuan sepse e vetmja mënyrë për të ardhur në pushtet ishte të vrisnin Vuçiqin”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!