Ministri austriak i Drejtësisë Herbert Kickl ka publikuar detaje të reja që lidhin krahun e djathtë austriak me një terrorist që vrau 50 vetë në Zelandën e Re.
Australiani Brenton Tarant, i cili qëlloi në njerëz në një xhami në Christchurch, qëndroi sipas ministrit, në Austri, nga 28 nëntor deri 2 dhjetor të vitit të kaluar.
Gjatë asaj kohe, ai mori me qira një veturë me të cilën bëri 2.000 kilometra rrugë duke vizituar disa qytete.
Ai e shihte Austrinë si një nga vendet në të cilat mund të iniciojë rezistencë kundër migrimit, shkruan Tarant në manifestin e tij.
Kickl vuri në dukje se Tarant vizitoi edhe Korenë e Veriut në vitin 2014 dhe në grupin e turistëve ishin edhe tre austriakë.
“Një hetim i vazhdueshëm është në proces për sfondin e atij udhëtimi, si dhe kontaktet”, shpjegoi ministri.
Ai vuri në dukje se Austria aktualisht nuk përballet me kërcënim specifik të terrorizmit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.