Presidenti i SHBA, Donald Trump ndodhet për një vizitë në Britani, ku është takuar edhe me kryeministren Therasa May. Por mediat kanë vënë re një detaj, në mometin kur Presidenti pritet nga May.
Siç shihet në këto pamje, dy liderët nuk janë takuar me njëri-tjetrin.
Presidenti amerikan shtrëngoi duart me burrin Philip të zonjës May ndërsa gruaja e tij, Melania shtrëngoi duart me kryeministren.
Gjatë bashkëbisedimit Shefi i Shtëpisë së Bardhë kujtoi partneritetin e rëndësishëm tregtar mes dy aleatëve dhe paralajmëroi marrëveshje të reja dypalëshe.
Ndërsa Kryeministrja në ikje Mej tha se përmirësimi i raporteve është në interesin edhe të 1 milionë qytetarëve amerikanë që punësohen në Britaninë e Madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.