×
  • Lajme
  • Botë

    Dhjetëra persona trajtohen pas incidentit në Teksas

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 22:35

    Rrjedhja kimike në një park të ujërave në Hjuston u ka shkaktuar irritim lëkure dhe telashe me frymëmarrje dhjetëra qytetarëve.


    29 persona janë dërguar në spitalet e zonës pas incidentit në Spring në rajonin e Harrisit në Teksas.

    Njoftimin e ka dhënë zyra lokale e policisë amerikane. 39 persona të tjerë kanë refuzuar që të trajtohen në spital pasi u janë kryer procedurat e dekontaminimit.

    Mediat lokale kanë raportuar se në mesin e të sëmurëve ka pasur edhe fëmijë, përfshirë një 3-vjeçar që është shtruar në spital, porse gjendjen e ka stabile.

    Helmimi është shkaktuar nga substancat që përmbanin edhe acid sulfurik. Autoritetet po hetojnë incidentin në njërin nga parqet ujore të rrethinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!