Një veturë goditi një turmë njerëzish afër një stadium në qytetin Zhuhai të Kinës të hënën në mbrëmje, duke lënduar shumë persona, sipas policisë kineze.
Vozitësi 62-vjeçar i automjetit, i identifikuar me mbiemrin Fan, është arrestuar, raporton BBC.
Në raportime lokale vlerësohet se të paktën 20 njerëz, shumë prej të cilëve u goditën përderisa po ushtronin në Qendrën Sportive të Zhuhait, janë lënduar dhe janë dërguar në spital.
Incidenti ndodhi pavarësisht nga masat e shtuara të sigurisë në qytet, ku gjithashtu po organizohet një shfaqje ajrore civile dhe ushtarake.
Shumica e videove që janë publikuar nga dëshmitarët janë fshirë nga rrjetet sociale kineze, por disa pamje që ende po qarkullojnë në internet shfaqin shumë njerëz të shtrirë në tokë, të cilëve u ofrohet ndihmë nga ekipet emergjente dhe kalimtarët e rastit.
Disa prej njerëzve të shtrirë duket sikur janë pa vetëdije.
Një dëshmitar i tha revistës kineze “Caixin” se të paktën gjashtë grupe njerëzish ishin grumbulluar në stadium për ecjen e tyre të rregullt, kur ndodhi incidenti.
Grupet përdorin një shteg të caktuar për ecje, i cili shtrihet nëpër perimetrin e stadiumit.
BREAKING:
🇨🇳 A man crashed his car on purpose into a crowd at a sports center in Zhuhai, China.
Bodies are littered across the road, as medic teams rush to the site. pic.twitter.com/Rrg0YNCDve
— Megatron (@Megatron_ron) November 11, 2024