Për herë të parë që prej shpërthimit katastrofik në uzinën bërthamore të Çernobilit, një zonë e saj është hapur për turistët.
Bëhet fjalë për sallën e kontrollit në njësinë katër, ku shpërtheu edhe reaktori bërthamor.
Rrezatimi aktualisht është 40,000 herë më shumë se norma. Turistëve do t’u jepen maska për fytyrën, kostume anti-rrezatimi dhe çizme të mëdha industriale përpara se të lejohen të vizitojnë dhomën.
Por pavarësisht masave të sigurisë ata do të jenë në gjendje të vëzhgojnë dhomën vetëm për pesë minuta për shkak të rrezatimit vdekjeprurës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.