Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka kaluar rezolutën që i hapë rrugë shkarkimit të presidentit amerikan, Donald Trump.
Rezoluta ka kaluar zyrtarisht në Dhomën e Përfaqësuesve me 232 vota për dhe 196 kundër, shkruan The Guardian, transmeton Reporteri.net.
Kjo rezolutë vë në lëvizje zyrtarisht procesin përmes së cilit komisionet do të vazhdojnë hetimin për të përcaktuar nëse Presidenti Donald Trump duhet të përballet me shkarkim.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit amerikan i cili në Twitter shkroi se kjo është gjuetia më e madhe e shtrigave në historinë e Amerikës.
“Gjuetia më e madhe e shtrigave në historinë amerikane”, shkroi shkurt Trump. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.