×
  • Lajme
  • Botë

    Dhuna në Kongresin Amerikan, vjen reagimi nga Merkel

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 10:48

    Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur zemërimin dhe dëshpërimin me ngjarjet e të mërkurës, ku protestuesit pro-Trump janë futur në Kongres, në tentim për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.


    Katër persona kanë vdekur si pasojë e këtyre trazirave në Washington, njëra prej tyre pasi është qëlluar me armë zjarri.

    “Ne të gjithë kemi pamjet shqetësuese të futjes në Kongresin e SHBA-së dhe këto pamje më kanë zemëruar dhe më kanë trishtuar. Mëkat se që nga nëntori presidenti Trump nuk e ka pranuar humbjen dhe nuk e pranoi edhe dje”, ka thënë Merkel, raporton Reuters.

    Kongresi pas vonesave të shumta në orët e hershme të së enjtes ka certifikuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet e SHBA-së. Biden do të inaugurohet më 20 janar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!