×
  • Lajme
  • Botë

    Dhunë e paparë: Armenët futen në ndërtesën e Kuvendit, e rrahin kryetarin derisa i humb vetëdija

    Reporteri
    10 Nëntor 2020 | 9:04

    Protestuesit armenë i kanë sulmuar ndërtesat qeveritare në kryeqytetin e Armenisë, Yerevan, pas zemërimit që shpërtheu kundër marrëveshjes së paqes, me të cilën synohet t’u jepet fund luftimeve me Azerbajxhanin në rajonin Nagorno-Karabak.


    Qindra njerëz dolën në rrugë pak kohë pasi kryeministri armen, Nikol Pashinyan, njoftoi për atë që e quajti marrëveshje të dhimbshme, shkruan The Guardian.

    Në rezidencën zyrtare të kryeministrit Pashinyan u thyen xhamat e dritareve, ndërsa protestuesit ia hoqën shkronjat e emrit nga dera kryeministrit dhe u dëgjuan duke brohoritur “Nikoli na ka tradhtuar”.

    Policët vetëm shikonin përderisa protestuesit – në mesin e të cilëve kishte edhe veteranë të ushtrisë që kishin veshur uniforma – hynë në zyrat qeveritare, ku bërtisnin dhe mbanin fjalime me zemërim.

    Protestuesit arritën të futen edhe në ndërtesën e kuvendit. Kryetari i kuvendit, Ararat Mirzoyan, u gjend në turmë dhe u rrah nga një grup i dhunshëm protestuesish deri i humbi vetëdija.

    Kjo dhunë erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes me Azerbajxhanin, e ndërmjetësuar nga Rusia. Përmes kësaj marrëveshje, Azerbajxhani i siguron shumë nga koncesionet që i ka kërkuar për dekada të tëra.

    Sipas kësaj marrëveshjeje, forcave armene u bëhet thirrje që ta dorëzojnë kontrollin në disa zona që kanë pasur jashtë kufijve të Nagorno-Karabakut, përfshirë distriktin lindor të Agdamit. Armenët gjithashtu do ta dorëzojnë rajonin Lachin, nëpër të cilin kalon rruga kryesore që e lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë. Kjo rrugë do të ruhet nga rreth 2.000 paqeruajtës rusë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!