Një grup banorësh në Madagaskar kanë treguar tmerrin që panë me sy, kur parë studenten Alana Cutland të binte në tokë nga avioni.
Ata u kanë treguar hetuesve se avioni po ecte rreth 1500 metra lart në qiell kur papritur panë se diçka po binte me shpejtësi të frikshme drejt tokës.
Ndërsa, dëshmitarët në avion kanë treguar se ajo qëndroi e varur për 2 minuta në derën e avionit, para se tu ikte nga duart pasagjerit dhe pilotit.
Anëtarët e komunitetit u grumbulluan për të gjetur se ku ajo zbarkoi, por nuk arritën që ta gjenin.
Një burim tha për “The Sun” se kjo skenë tmerruese i la banorët “të trullosur dhe të tronditur”.
Dyshohet se studentja 19-vjeçare vuante nga çrregullimet e ankthit, çka e ka detyruar që të ndërmarrë edhe vendimin ekstrem.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.