Disa persona janë arrestuar nga regjimi i Rusisë për djegien dhe vandalizimin e kutive të votimit në ditën e parë të zgjedhjeve presidenciale, raporton BBC.
Kutitë janë vandalizuar me ngjyra teksa në disa rajone kutitë janë djegur me fishekzjarrë, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Vladimir Putini pritet të fitojë mandatin e radhës gjashtë vjeçar.
Sidoqoftë, zyrtarët rusë u kanë bërë thirrje autoriteteve të rendit që të jenë vigjilentë gjatë procesit të zgjedhjeve.
Votimet kanë nisur dhe do të zgjasin deri të dielën. Rezultati nuk është vënë në dyshim sepse Putini nuk ka kundërshtar. Dalja në zgjedhje të premten ishte vetëm 23 për qind.
Shumica e incidenteve është raportuar në qendrat e votimit në Moskë, Voronezh në jug të Rusisë dhe në rajonin Karachay-Cherkessia në veri të Kaukazit.
Deri më tani janë konfirmuar gjashtë incidente. Në një qendër të votimit në Shën Petersburg, një grua ka hedhur koktej molotovi në kutinë e votimit.
Rusia gjithashtu ka organizuar zgjedhjet edhe në zonat e pushtuara të Ukrainës.
Të paktën tetë persona janë arrestuar ani pse nuk dihet nëse vandalizimi ishte në shenjë proteste kundër Putinit.
Sipas disa videove në Telegram, disa prej personave që kanë vandalizuar kutitë e votimit janë dëgjuar duke bërë thirrje pro-Ukrainës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.