×
  • Lajme
  • -->
    Botë / “Der Spiegel”

    “Diktatori Trump”, gazeta gjermane parlajamëron “kohë të vështira” për Evropën nëse ish-presidenti fiton zgjedhjet

    Reporteri
    19 Janar 2024 | 18:35

    Gazeta prestigjioze gjermane “Der Spiegel” ka publikuar sot numrin e saj të ri, ballinën e së cilës ia ka kushtuar ish-presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin gazeta e cilëson edhe si “dikator”.

    “Dikatori Trump”, thuhet në përshkrimin e “Der Spiegel”.

    Gazeta gjermane në faqen e saj zyrtare në ‘facebook’ ku edhe ka shpërndarë ballinën me Trumpin, ka pyetur se “çfarë do të ndodh kur Donald Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë për të dytën herë”.
    Sipas “Der Spiegel”, në rast të një fitore eventuale të Trump në zgjedhje “Evropa do të përballet me kohë të vështira pasi ish-presidenti e ka shpallur demokracinë si armik”, transmeton Express.

    Tutje gazeta teksa ka treguar përmbajtjen e artikullit, ka shkruar se i Qeveria gjermane tashmë ne qetësi po përgatitet për një ndryshim të pushtetit në Washington.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!