Mbrëmjen e shkuar alpet zvicerane janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore, duke sjellë vjeshtën më herët se normalisht.
Në disa zona trashësia e dëborës së rënë është 50 cm. Sigurisht, dëbora e rënë është në lartësi 2000 metra mbi nivelin e detit, ndërsa temperaturat kanë rënë në minus.
Kështu që këtë mëngjes rreth Gotthard Pass, shërbimet e pastrimit ishin në rrugë e sipër për të pastruar akset nga dëbora.
Gjithashtu në malin më të lartë të Gjermanisë, Zugspitze, këtë mëngjes ranë rreth 10 cm dëborë. Vetëm mbi 2500 metra lartësi mbesin në temperaturat rreth pikës së ngrirjes.
Por gjatë ditës së shtunë, kufiri i borës do të bjerë përsëri në 2000 metra lartësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.