×
  • Lajme
  • Botë

    Diplomati amerikan e pranon se punoi si agjent i Kubës për 40 vjet

    Reporteri
    29 Shkurt 2024 | 23:21

    Ish-diplomati amerikan, i cili ka shërbyer si ambasador në Bolivi, është deklaruar i fajshëm për punën e tij si agjent i Kubës për më shumë se 40 vjet, raporton BBC.

    Victor Manuel Rocha, 73-vjeçar, ishte i akuzuar për transferimin e informacioneve për qeverinë komuniste të Kubës që prej vitit 1981 teksa punonte për Departamentin amerikan të Shtetit, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Të enjten, ai ka ndryshuar deklaratën e tij, në të cilën muaj më parë ishte deklaruar i pafajshëm.

    Ai pritet të dënohet në seancën gjyqësore që mbahet më 12 prill.

    Në provat e siguruara që përfshijnë incizime të Rochas duke pranuar se ka punuar për Kubën me dekada, duke lavdëruar liderin Fidel Castro si “Komandant” dhe që e cilësonte SHBA-në si armike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!