Shtatë raste të reja të infektimit lokal janë regjistruar në Zelandën e Re, në kohë kur vendi i largët po mundohet ta kontrollojë përhapjen pasi disa javë nuk kishte asnjë rast.
Sipas Ashley Bloomfield, drejtor i përgjithshëm i Shëndetësisë, gjashtë raste të reja ishin të ndërlidhura me një vatër të njohur më herët në Auckland, ndërsa prejardhja e një rasti tjetër është duke u hulumtuar.
Pesëdhjetë e katër persona të kontaktit të ngushtë të njerëzve të infektuar janë vendosur në qendra të karantinës. Deri më tani, 24 prej tyre kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus, shkruan CNN.
Ministri i Shëndetësisë, Chris Hipkins, tha se në ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast me prejardhje nga vendet e huaja.
Që nga 12 gushti, Zelanda e Re ka zbatuar politikë të rreptë të testimit, duke testuar rreth 50,000 persona për vetëm tri ditë. Vetëm të premten u testuan mbi 23,800 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.