×
  • Lajme
  • Botë

    Disa të plagosur pas një sulmi me thikë në perëndim të Gjermanisë

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 22:13

    Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qytetin gjerman, Dusburg, meqë disa persona janë plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër fitnesi.

    Policia ka thënë se situata ende është e paqartë.

    Një zëdhënës policor e ka konfirmuar se operacioni është duke u kryer nga policia e qytetit të afërt Esen, dhe qytetarëve u është bërë thirrje që ta shmangin zonën e sulmit.

    “Ne jemi në skenën e sulmit me përforcime”, ka thënë Policia e qytetit Esen në Twitter.

    Transmetuesi publik WDR, ka raportuar se dy autorët e sulmit, i kanë therur me thikë vizitorët, në një qendër fitnesi.

    Sipas informacioneve të gazetave gjermane, i dyshuari, apo të dyshuarit, ende janë në arrati.

    Autoritetet nuk kanë dhënë shifrën e saktë të të plagosurve.

    Arsyeja e sulmit, po ashtu, nuk dihet ende./REL/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!