×
  • Lajme
  • Botë

    Disa teologë thonë se muaji i shenjtë i Ramazanit mund të shtyhet për shkak të Coronavirusit

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 19:05

    Kur vendet e shenjta në Mekë dhe Medine janë pothuajse bosh dhe dyert e xhamive në të gjithë botën islamike janë të mbyllura për besimtarët, Ramazani nuk mund të jetë më ai që duhet të jetë: një muaj bashkimi. Muaji i shenjtë i agjërimit për muslimanët, një gur themeli i jetës islame, fillon në 23 Prill.


    Për arsye teologjike, muaji i shenjtë i Ramazani nuk mund të “anulohet” as në kohërat e pandemisë vdekjeprurëse. Është një nga “pesë shtyllat e Islamit”, të cilat janë strukturisht të krahasueshme me Dhjetë Urdhërimet për Judenjtë dhe të Krishterët. Muaji i Kreshmës si muaji i nëntë i kalendarit islamik nuk mund të shtyhet dhe kështu as rendi i muajve, pasi konsiderohet si i dhënë nga Zoti.

    Megjithatë, teologët kanë dhënë mendimet e tyre rreth kësaj çeshtjeje që prek miliona besimtarë në të gjithë botën.

    Mohamed al-Issa, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Botërore Islame, tha: “Sheriati ndalon faljen e namazit ndërsa besimtari pas ushqimit i mban goja erë. Kjo vlen edhe më shumë kur bëhet fjalë për një virus vdekjeprurës”.

    Kështu që teologu parashtron dhe shtyerjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, si rezultat i pandemisë që ka kapluar në të gjithë botën. Në këtë rast, lutjet e përbashkëta mes besimtarëve mund të zëvëndësohen me lutje individuale.

    Agjërimi nuk është aq i lehtë, por edhe këtu Islami nuk është i ngurtë. Fëmijët, të sëmurët, udhëtarët dhe gratë shtatzëna gjithmonë përjashtohen nga Ramazani, dhe koronavirusi është një sëmundje.

    Universiteti Al-Azhar në Kajro, i cili pretendon titullin e autoritetit më të lartë mësimor Sunit, beson se agjërimi në këtë situatë unike thjesht mund të kryhet më vonë nga shumica e besimtarëve. Khaled Omran, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit u shpreh: “Besimtarët mund të bëjnë lutje pas krizës.”/ Sueddeutsche Zeitung

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!