×
  • Lajme
  • Botë

    “Diskutimet tona s’po çojnë askund”, Trump kërcënon Bashkimin Evropian me tarifa prej 50% nga qershori

    Reporteri
    23 Maj 2025 | 14:23

    Presidenti Donald Trump ka thënë se po “rekomandon” vendosjen e tarifave prej 50% për mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në Shtetet e Bashkuara.

    “Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund!”, tha ai në një postim në mediat sociale të premten. Trump paralajmëroi vendosjen e këtyre tarifave nga 1 qershori.

    Njoftimi  i Trumpit shënon një përshkallëzim të luftës tregtare të Trump me BE-në, e cila tashmë është goditur me një tarifë të përgjithshme prej 20% për të gjitha eksportet amerikane.

    Presidenti gjithashtu kërcënoi të vendoste një taksë importi prej 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në Amerikë.

    “Bashkimi Evropian, i cili u themelua kryesisht për të shfrytëzuar Shtetet e Bashkuara në tregti, është jashtëzakonisht i vështirë për të bashkëpunuar. Barrierat e tij të forta tregtare, TVSH-ja, dënimet absurde për korporatat, barrierat jo-tarifore, manipulimi monetar, paditë e padrejta dhe të pabazuara kundër kompanive amerikane dhe të tjera, kanë çuar në një deficit tregtar me Shtetet e Bashkuara prej më shumë se 250 miliardë dollarësh në vit – një shifër që është plotësisht e papranueshme.”

    Negociatat tona me ta nuk po çojnë askund! Prandaj, unë rekomandoj vendosjen e një tarife të sheshtë prej 50% për Bashkimin Evropian, duke filluar nga 1 qershori 2025. Për produktet që prodhohen ose montohen në Shtetet e Bashkuara, tarifa nuk zbatohet”, shkroi Trump.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!