Një qendër e madhe vaksinimi është hapur në Disneyland Paris. Parku argëtues rreth 30 kilometra nga kryeqyteti francez është mbyllur përkohësisht për shkak të pandemisë.
Vaksinodromi është vendosur brenda qendrës së ”Disney’s në sektorin e quajtur Newport Bay Club i cili përdoret zakonisht për ngjarje profesionale.
Vendndodhja e zgjedhur ndodhet pranë hoteleve, jashtë ambienteve të parkut argëtues. Nga ana tjetër autoritetet lokale kanë njoftuar se asnjë aktivitet tematik lidhur me parkun nuk është planifikuar.
Kompleksi i famshëm është mbyllur disa herë për shkak të pandemisë se Covid-19. Në të janë të punësuar 17 000.
Qendra do të vaksinojë të paktën 1 000 persona në ditë, por do të jetë e hapur vetëm gjatë fundjavave, falë mobilizimit të rreth gjashtëdhjetë mjekëve, infermierëve, zjarrfikësve dhe stafit të pritjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.