×
  • Lajme
  • Botë

    Dita e parë e shkollës kthehet në tragjedi, sulmuesi vret 8 fëmijë

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 20:06

    Një burrë i armatosur me thikë ka shkaktuar një sulm të rëndë në një shkollë fillore në Kinë.


    40-vjeçari, mbiemri i të cilit është Yu, nisi sulmin në shkollë rreth orës 8 të mëngjesit në provincën Hubei, tha policia në një deklaratë.

    Përveç tetë fëmijëve të vrarë në sulm, dy fëmijë u plagosën, deklaroi policia. Emrat dhe fëmijëve që janë vrarë në këtë sulm të tmerrshëm nuk janë bërë me dije.

    I dyshuari u arrestua menjëherë, kurse motivi nuk dihet, shkruajnë mediat botërore.

    Sulmet me thikë janë bërë thuajse të zakonshme në Kinë. Në prill të vitit 2018, nëntë fëmijë të shkollës së mesme u vranë nga një koleg, që tha se ishte poshtëruar nga moshatarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!