Në Afganistan është raportuar për viktima gjatë shënimit të Ditës së Pavarësisë.
Tubimet u shndërruan në protesta dhe afganët valëvitën flamurin kombëtar në rrugët e disa qyteteve.
Luftëtarët talebanë qëlluan mbi protestuesit që valëvitnin flamurin në Jalalabad, duke vrarë tre prej tyre, raportojnë mediat e huaja, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”
Demonstratat ishin ndër shenjat e para të kundërshtimit popullor ndaj talebanëve që nga përparimi i tyre në të gjithë vendin.
امروز، کابل جان #خپلواکي 🇦🇫 pic.twitter.com/TCJRwpZY3E
— Mohammad Idrees Stanikzai (@Stanikzaiii) August 19, 2021
Një ditë më parë ishte raportuar për tre të vrarë në Xhalalabad, pasi talibanët ndërhynë në një protestë.
Afganistani më 19 gusht shënon festën e pavarësisë dhe fundin e kontrollit britanik më 1919.
Talibanët u kthyen në pushtet në Kabul të hënën pas një përparimi ushtarak në mbarë Afganistanin, ndërsa forcat e udhëhequra nga ShBA-ja u larguan.
Mijëra njerëz janë përpjekur të largohen nga Afganistani që kur militantët islamikë morën kontrollin e kryeqytetit Kabul më 15 gusht.
Për 20 vjet në Afganistan kanë qenë të pranishme forcat e huaja të udhëhequra nga SHBA-ja por ato filluan tërheqjen më 1 maj të këtij viti. /Reporteri.net