×
  • Lajme
  • Botë

    Dita e Zgjedhjeve në ShBA përgjithësisht e qetë, vetëm disa vonesa sporadike

    Reporteri
    05 Nëntor 2024 | 23:24

    Votimi në ditën e zgjedhjeve në ShBA u zhvillua kryesisht pa probleme në të gjithë vendin të martën me vetëm njoftime sporadike për vonesa për shkak të motit ekstrem, gabime shtypi në fletëvotime dhe probleme teknike.

    Shumica e problemeve që u paraqitën deri në mesditë ishin “zhvillime të pritshme rutinë dhe për të cilat ishin marrë masat”, tha Cait Conley, këshilltare e lartë e drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës, në një konferencë për shtyp.

    Ajo tha se agjencia aktualisht nuk po gjurmonte ndonjë incident në nivel kombëtar apo të natyrës domethënëse që mund të ndikonte në sigurinë e zgjedhjeve./VOA

    Zgjedhjet në ShBA, kur mbyllen qendrat e votimit?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!