×
  • Lajme
  • Botë

    Djali afgan që kujdeset për 30 pjesëtarë të familjes

    Reporteri
    08 Shkurt 2020 | 8:34

    Një 12-vjeçar nga provinca e Gorës në Afganistan kujdeset i vetëm për 30 pjesëtarë të familjes, shumica prej të cilëve janë fëmijë. Babai i Ahmad Zias dhe tre axhallarët e tij janë vrarë nga talibanët.


    Pasi babai i tij u vra nga talibanët, ai ka lënë shkollën anash për të punuar.

    “Babi im është vrarë nga talibanët. Tani unë jam përgjegjës për 30 pjesëtarë të familjes. Unë ju dërgoj ujë ushtarëve. Në muaj fitoj 4,000 afgani (50 dollarë amerikanë). Paratë i shpenzoj për të ushqyer familjen time”, thotë ai.

    Shumica e pjesëtarëve të familjes së tij janë fëmijë nën moshën 10-vjeçare. Edhe tre axhallarët e tij janë vrarë nga militantët talibanë.

    Nëna dhe gjyshja e tij kanë kërkuar nga autoritetet që t’iu ndihmojnë.

    “Ne nuk kemi para. Ne e kemi vetëm Zotin. Kemi nevojë për ndihmë. Unë dua që ata të më ndihmojnë në mënyrë që t’i edukoj fëmijët e mi, sepse nuk dua që fëmijët e mi të rriten si analfabetë”, thotë nëna e tij.

    Moti i ftohtë dhe mungesa e ushqimit janë problemet më të mëdha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!