×
  • Lajme
  • Botë

    Djali i El Chapo-s është po aq i vështirë për t’u kapur sa babai i tij, si dështoi gjuetia nën tokë ndaj narko-trafikantit

    Reporteri
    18 Maj 2025 | 12:33
    Soldiers cordon off a neighborhood during an operation in Culiacan, Sinaloa state, Mexico, Thursday, Sept. 19, 2024. (AP Photo/Eduardo Verdugo)

    Karteli Sinaloa është një nga organizatat kriminale më të fuqishme në Meksikë, nëse jo më e fuqishmja, dhe lideri i saj është ndoshta trafikanti i drogës më i kërkuar nga policia meksikane: dikur ishte Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo, i cili më në fund u arrestua në vitin 2017 dhe u dënua me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2019.

    Që atëherë, karteli është ndarë në katër fraksione, duke përfshirë një të udhëhequr nga “Chapitos”, katër nga djemtë e shumtë të Guzman.

    Më i fuqishmi i “Chapitos”-ve, është Iván Archivaldo Guzmán, më i madhi nga djemtë (ai ka lindur në 1983): policia nuk ka arritur ende ta arrestojë.

    Që nga viti 2023, ai kërkohet edhe nga Shtetet e Bashkuara, të cilat ofrojnë një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e tij.


    Shtypi meksikan shkroi se përpjekja më e fundit daton në shkurt, pas arrestimit të dy prej bashkëpunëtorëve të tij të rëndësishëm: njeriut që menaxhon financat e tij, José Ángel Canobbio Inzunza, i njohur si “El Güerito” dhe shefit të tij të sigurisë, Kevin Alonso Gil, i njohur si “El 200”.

    Tani, “The Wall Street Journal”, ka mësuar nga burime meksikane të sigurisë më shumë detaje rreth përpjekjes së fundit për të arrestuar Iván Archivaldo Guzmán, e cila në një farë mënyre përfundoi si shumë të tjera duke synuar babain e tij.

    Nëpërmjet informacionit të marrë nga Canobbio Inzunza dhe Gil pas arrestimit të tyre, policia mundi të gjurmonte strehën e Guzman.

    Ai ndodhej në qytetin e Culiacán, një bastion i kartelit dhe kryeqyteti i shtetit të Sinaloas, një nga disa shtete federuale të Meksikës.

    Agjentët ishin përpjekur të thyenin derën me një pajisje të fortë hekuri, por pa sukses: ashtu si babai i tij, Guzman përdor vetëm dyer ultra të blinduara për shtëpitë ku jeton.

    Më pas, policia depërtoi murin dhe futi një makinë të blinduar brenda shtëpisë, ku kishte disa foto të familjes Guzmán dhe kujtime të lidhura me to, si kapele bejsbolli me firma dhe shumë armë.

    Në fund të një korridori, kishte një derë tjetër të blinduar, të cilën ia dolën ta thyenin, por brenda nuk kishte njeri.

    Një derë e fshehur pas një tualeti të çonte në një tunel të ndriçuar mirë, aq i lartë sa një person të kalonte rehat, përmes të cilit Guzmán ndoshta kishte shpëtuar.

    Pas tij, oficerët mbërritën në një shtëpi të zbrazët tre blloqe më tutje, pa asnjë gjurmë të trafikantit të drogës.

    Tunelet ishin gjithashtu një strategji e përdorur nga babai, për shembull në vitin 2016 për t’i shpëtuar një tentative kapjeje në qytetin e Los Mochis, gjithashtu në Sinaloa.

    Sidoqoftë, tuneli më i famshëm i El Chapos është ai që ai përdori në vitin 2015 për t’u arratisur nga një burg meksikan i sigurisë maksimale pas arrestimit të tij të dytë, i cili ndodhi një vit më parë.

    Tuneli të çonte nga dushi në qelinë e tij në një kantier ndërtimi një milje larg dhe brenda ishte një motoçikletë e montuar në shina.

    Nuk janë vetëm tunelet që u lejojnë Guzmanëve t’u shpëtojnë autoriteteve. Karteli mund të mbështetet si në një shoqërim njerëzish të shumtë të armatosur, ashtu edhe në një rrjet të gjerë informatorësh, i cili përfshin gjithashtu shumë nga banorët e zonave, ku karteli është më i rrënjosur, në Meksikën veri-perëndimore.

    Punonjësit e aeroportit dhe hoteleve, monitorojnë se kush shkon dhe vjen nëpër qytete si Culiacán dhe shitësit ambulantë u raportojnë trafikantëve të drogës për lëvizjet e policisë dhe ushtrisë, të cilat janë vendosur në rrugët meksikane prej vitesh në përpjekje për të luftuar krimin e lidhur me drogën, me sukses të kufizuar.Që kur presidenti i atëhershëm meksikan, Felipe Calderón shpalli një “luftë kundër drogës” në vitin 2006 duke vendosur ushtrinë kundër trafikantëve të drogës, kartelet meksikane kanë demonstruar një aftësi të madhe për të rritur aftësitë e tyre taktike dhe fuqinë e zjarrit: militarizimi i operacioneve kundër trafikut të drogës, i ka shtyrë bandat kriminale të pajisen me armë më të fuqishme, si raketahedhës dhe mitralozë të montuar në kamionçina dhe të rrisin strategjitë e tyre për kontrollin e territorit.

    Në Culiacán, kjo është parë në dy raste të ngjashme: në vitin 2019 dhe 2023, qyteti u bllokua nga operacionet guerile urbane në shkallë të gjerë të nisura nga karteli Sinaloa kundër policisë dhe ushtarëve, të cilët kishin arrestuar Ovidio Guzmán López, një nga djemtë e El Chapos dhe vëllain e vogël të tij, Iván Archinerval.

    Përgjigja e bandave ishte aq e dhunshme, sa në vitin 2019 autoritetet meksikane ranë dakord ta lironin Guzman Jr. Në vitin 2023, ai u mbajt në paraburgim dhe më pas u ekstradua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Nuk janë vetëm civilët që e vënë veten në shërbim të karteleve: rrjeti i tyre është i rrënjosur thellë në polici dhe aparate sigurie, të cilat shpesh nuk bëjnë asgjë për të ndaluar operacionet e tyre dhe për të penguar ato të kolegëve të tyre.

    Ndikimi i trafikantëve të drogës ka arritur deri në qeveri: në vitin 2024, ish-ministri meksikan i Sigurisë Genaro García Luna (në detyrë midis 2006 dhe 2012), u dënua në Shtetet e Bashkuara për marrjen e ryshfeteve të mëdha nga karteli Sinaloa për të shmangur kontrollin e aktiviteteve të tyre.

    Ai është zyrtari publik i rangut më të lartë që është dënuar për bashkëpunim me kartelet. Në Culiacán, policia nuk mund të ndalojë as përleshjet mes Chapitosve dhe fraksioneve të tjera të kartelit Sinaloa.

    Nën drejtimin e El Chapos, organizata operonte pak a shumë si një njësi, por me arrestimin e tij në vitin 2016, ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara në 2017-ën dhe dënimin e tij të përjetshëm në 2019-ën, karteli është shndërruar më shumë në një grup organizatash të ndryshme, të cilat nganjëherë ndajnë burime dhe ndonjëherë luftojnë ashpër me njëra-tjetrën në rrugë dhe fshatra për të kontrolluar laboratorët në pikat kufitare të prodhimit të drogës me Shtetet e Bashkuara, ku ndodhen klientët e tyre.Sipas Agjencisë për Zbatimin e Drogës, agjencia e Shteteve të Bashkuara për luftën kundër trafikut të drogës, karteli është i ndarë në katër fraksione.

    Njëra është ajo e Chapitos. Fraksione të tjera të rëndësishme të kartelit, janë ai i drejtuar nga një vëlla i El Chapo-s, Aureliano “El Guano” Guzman Loera, i themeluar nga një ish-bashkëpunëtor i El Chapos, Rafael Caro Quintero.

    Caro u arrestua në vitin 2022 dhe Chapitos që atëherë kanë luftuar me ndjekësit e tij për të fituar kontrollin e zonave kufitare me Shtetet e Bashkuara në shkretëtirën Sonoran, në veri të shtetit të Sinaloas dhe Culiacán.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!