Djali i presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Deri tani, Donald Trump Jr. nuk ka simptoma, ka bërë të ditur zëdhënësi i tij.
Zëdhënësi i djalit të presidentit në largim gjithashtu ka thënë se ai është futur në karantinë në kabinën e tij prej kohës kur e ka marrë vesh për rezultatin e testit.
“Ai ka qenë tërësisht pa simptoma deri më tani dhe është duke i ndjekur të gjitha udhëzimet për COVID-19 që janë rekomanduar nga mjekët”, shtoi zëdhënësi i figurës së njohur.
Ndryshe, presidenti në largim, Donald Trump, disa javë më parë u infektua me virusin SARS-CoV-2, por e kaloi sëmundjen COVID-19 me sukses duke u trajtuar me disa ilaçe eksperimentale
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.