×
  • Lajme
  • Botë

    Djali i Vuçiqit luan rolin e babadimrit, vjen në Kosovë dh u shpërndan dhurata fëmijëve

    Reporteri
    25 Dhjetor 2020 | 11:07

    Danilo Vuçiq, djali i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte dje në Kosovë ku shpërndau dhurata për fëmijët e komunitetit serb.


    Siç raporton Kosovo Online, djali i Vuçiq ishte në fshatrat Suvo Grlo dhe Banjë në komunën e Skenderajit, në disa shkolla dhe kopshte të fëmijëve.

    Ai gjithashtu raportohet se qëndroi edhe në Prilluzhje.

    Siç duket, gjatë kësaj vizite, fëmijët janë shtyrë të flasin me falenderim e përulje për babain e Danilo Vuçiqit, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Në emër të vetvetes dhe të gjithë miqve të mi, unë do të doja ta falënderoja presidentin tonë Aleksandar Vuçiq. Ai na dërgoi pako të Vitit të Ri, ne ishim shumë të lumtur”, tha një nga fëmijët e kopshtit në fshatin Prolluzhë, ndërsa videoja u publikua në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!