Një adoleshent përdori dronin e tij për të ndihmuar ushtrinë ukrainase në lokalizimin e një autokolone të madhe ruse që po i drejtohej Kievit në ditët e para të luftës.
Andrii Pokrasa është vetëm 15 vjeç dhe në Ukrainë tashmë ai është një hero. Ai jetonte në periferi të kryeqytetit kur ngriti dronin e tij dhe lokalizoi autokolonën ruse në autostradën që të çon në Kiev. Djali ia dha koordinatat babait të tij, i cili ia përcolli më pas ushtrisë ukrainase.
Vetëm pak minuta më pas, artileria ukrainase zbarkoi në autostradën pranë Berezivka dhe shkatërroi autokolonën afërsisht 30 kilometra nga kryeqyteti i Kievit.
Por nuk u mbyll këtu. Ushtria i dha djalit më pas një dron tjetër më të avancuar, duke e ndihmuar edhe më tej ushtrinë ukrainase. “Djali ishte i vetmi që kishte përvojë në përdorimin e dronëve në atë rajon”, tha për Global News, Yurii Kasjanov, komandanti i një njësie të mbrojtjes territoriale. “Ai është një hero i vërtetë. Një hero i Ukrainës”, shtoi ai./a2cnn
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.