×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Djali që vuan nga “sëmundja e Drakulës” dhe ka frikë nga rrezet e diellit

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 8:34

    Një 12 vjeçar kinez u zbulua se ka një sëmundje të rrallë gjaku, të njohur si “sëmundja e Drakulës”.


    Djali gjithë jetën i ishte frikësuar diellit, sepse ndihej keq kur ekspozohej në rrezet e tij. Xiao Luo, pseudonimi me të cilin i referohen mediat, përjetonte dhimbje të forta, fryrje dhe djegie që momentin që dilte në diell.

    Gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm këtë vit kur këto simptoma nisën të shoqëroheshin edhe me gjak nga hundët, sytë dhe goja.

    Nëna e fëmijës drejtoi një apel të dëshpëruar për ndihmë sepse situata e tij ishte rënduar së tepërmi.

    Në fund, pas një serie analizash, u pa se djali vuante nga Porphyrias, sëmundja nga e cila mendohet se mund ta ketë gjenezën e saj legjenda e vampirëve.

    Xiao Luo dhe familja e tij jetojnë në qytetin e Panzhihua, në Kinën jug-perëndimore.

    E ëma, Tang Guiju, rrëfen se simptomat nisën t’i shfaqen që në moshë të vogël, por mjekët thoshin se ishte një sëmundje lëkure.

    Qershorin e këtij viti, nisi të kishte dhimbje të forta stomaku e të villte gjak, kështu që iu desh të linte shkollën e të shtrohej në spital.

    Gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë; djalit i është dëmtuar mëlçia e ka dhe infeksion në mushkëri, ndërsa i ka rënë ndjeshëm dhe niveli i rruazave të kuqe në gjak. Por tani që u mësua se çfarë sëmundjeje ka, shpresat janë të mëdha se do të arrijë të shërohet.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!