Uragani Dorian u zvogëlua në stuhi të kategorisë tre, por mbetet i stacionuar në veri të ishujve Bahamas.
Fuqia e erërave ra në 205 kilometra në orë të martën, por Grand Bahamas pritet të përballet së paku edhe me një ditë të shirave të furishëm.
Së paku pesë njerëz humbën jetën në ishullin Abako, i cili barti barrën më të rëndë të stuhisë.
Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis, tha se uragani shkaktoi përmbytje masive, shkatërroi shtëpi dhe rrëzoi drunj.
Vendi është “në mes të një tragjedie historike”, tha Minnis.
Dorian ka zbarkuar në Bahamas fillimisht si stuhi e kategorisë pesë, me erëra deri në 250 kilometra në orë.
Dorian është uragani i dytë më i fuqishëm që regjistrohet në Atlantik.
Ai pritet të lëvizë afër bregut lindor të SHBA-së, ndërkohë që shtetet amerikane: Florida, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut, kanë shpallur tashmë gjendje të jashtëzakonshme./REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.