×
  • Lajme
  • Botë

    Doli pa maskë, gjobitet me 3500 dollarë Presidenti i Kilit

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 12:07

    Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera është gjobitur me 3.500 dollarë për shkak të lëvizjes së tij pa maskë në hapësirë publike gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).


    Sekretaria e shëndetësisë së Valparaiso-s, në një deklaratë në llogarinë e saj në Twitter njoftoi se presidenti Pinera u gjobit me rreth 3.500 dollarë me arsyen e lëvizjes së tij pa maskë në plazhin Zapallar në rajonin Cachagua më 5 dhjetor.

    Në lajmet e mediave lokale thuhet se Pinera ka paguar gjobën.

    Në fillim të muajit në mediat kiliane dhe në rrjetet sociale gjetën një vend të gjerë fotografitë e Pineras i cili ndodhej në plazh pa maskë dhe pa zbatuar distancën fizike.

    Presidenti Pinera kërkoi ndjesë për mos përdorimin e maskës në hapësirë publike dhe daljen në fotografi në këtë mënyrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!