Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është vetëdeklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.
Para gjykatësve në Nju Jork, Trump tha se ndjehet i pafajshëm për 34 akuzat për të cilat dyshohet, përfshirë skandalin me falsifikimin e të dhënave biznesore, raporton CNN, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Akuzat rrjedhin nga një hetim për një pagesë të heshtur ndaj aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.
Nga Shtëpia e Bardhë e kanë komentuar arrestimin dhe sjelljen e Trump para organeve të drejtësisë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti aktual, Joe Biden, ka zgjedhur të mos fokusohet shumë te rasti i Trump-it.
“Shikoni, presidenti do të përqendrohet te populli amerikan siç bën çdo ditë. Kjo nuk është diçka që është në fokus për të. Ai do të fokusohet në gjëra të tilla si sigurimi që ne të vazhdojmë të ulim çmimet për popullin amerikan”, u tha gazetarëve në një konferencë më herët sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.