×
  • Lajme
  • Botë

    Donald Trump do të qëndrojë pas xhamit antiplumb në takime publike

    Reporteri
    17 Gusht 2024 | 8:59

    Shërbimi Sekret Amerikan ka vendosur të rrisë nivelin e sigurisë në tubimet publike të ish-presidentit, Donald Trump dhe ndër masat e mara është xhami antiplumb pas të cilit ai do të qëndrojë gjatë fjalimeve të tij.

    Nga frika e një përpjekjeje të re për ta vrarë 78-vjeçarin dhe pas kritikave të shumta nga politikanët republikanë, Shërbimi Sekret do të punojë më shumë për të parandaluar që dështimet e sigurisë të përsëriten.

    Pjesë e kësaj është futja e xhamit antiplumb, që është një masë e rezervuar normalisht vetëm për presidentin dhe zëvendëspresidentin aktual të SHBA-së.

    Kujtojmë se Donald Trump i mbijetoi një atentati më 13 korrik të këtij viti.

    Konsensusi mes politikanëve republikanë ishte se Shërbimi Sekret, i ngarkuar me sigurinë e ish-presidentëve amerikanë, kishte bërë lëshime në sektorin e sigurisë.

    Dëshmi e kësaj është dorëheqja e drejtoreshës së Shërbimit Sekret amerikan, Kimberly Cheatle, ndonëse ajo tha para Senatit tha se nuk ka pasur ndonjë lëshim të madh. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!