×
  • Lajme
  • Botë

    Donald Trump prezanton parfumin e tij “Victory 47”, kushton mbi 200 dollarë

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 17:57

    Presidenti Donald Trump, i cili ka promovuar atlete, kitara, monedha dhe orë të markës Trump, ka lançuar parfumin nën emrin e tij.

    Produkti i fundit që mban emrin e presidentit kushton 249 dollarë. Me statujë të artë “ikonike” që simbolizon Trump, e disponueshme si për burra ashtu edhe për gra, reklamohet si shprehje e “besimit, bukurisë dhe vendosmërisë së pandalshme”.

    Aroma, e quajtur “Victory 45-47”, lidhet me “Fitoren, Forcën dhe Suksesin”.

    “Blej një shishe për vete dhe mos harro të blesh një edhe për të dashurit e tu. Shijoje, argëtohu dhe vazhdo të fitosh!” shkroi Trump në rrjetin e tij social.

    Më herët, Trump promovoi një koleksion parfumesh me emrin “Fight! Fight! Fight!”, i lançuar në dhjetor, me çmim 199 dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!