Donald Trump po shfrytëzon në maksimum qëndrimin spital shkaku i infektimit me coronavirus.
Presidenti i SHBA-ve, Trump ka ftuar votuesit të shkojnë në qendrat e votimit dhe ta votojnë atë edhe për një mandat të ri katër-vjeçar.
“Nëse doni të rritni taksën, më e madhja në historinë e vendit tonë (ajo që do të shkatërrojë ekonominë dhe biznesin tonë), votoni për demokratët”, shkroi ai në llogarinë personale në Twitter, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të tjerë amerikanë që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows shprehu optimizëm sot se Trump mund të lirohet nga spitali gjatë ditës ndërsa gjendja shëndetësore po i përmirësohet.
Ndryshe, kandidati republikan për president pritet që të jetë i gatshëm për zgjedhjet e 3 nëntorit, ku do të ballafaqohet me demokratin, Joe Biden.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.