×
  • Lajme
  • Botë

    Donald Trumpin e bllokon edhe Snapchat-i, pas Facebook-ut, Instagramit e Twitterit

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 12:35

    Snapchat-i iu është bashkohuar listës së rrjeteve sociale që e kanë bllokuar ish presidentin amerikan Donald Trump.


    Pas ngjarjeve të 6 janarit, rrjetet e mëdha sociale e kanë ndaluar Donald Trump që të postoj statuse potencialisht të rrezikshme për sigurinë e shtetit.

    “Mund të konfirmojmë se e kemi mbyllur llogarinë e Trump-it në Snapchat” njofton zëdhënësi i Snapchat-it, Rachel Racusen.

    Trump, nuk do ketë mundësi të postoj, apo të bëj thirrje përmes këtij aplikacioni, deri sa kompania t’i largoj kufizimet të cilat fillimisht u vendosën si masë parandaluese, e aktiviteteve të rrezikshme, të ish presidentit amerikan, raportonINDEPENDENT, transmeton Gazeta Express.

    Ngjarjet e 6 janarit në SHBA, e shokuan të gjithë botën, pasi që mijëra njerëz hynë me dhunë në njërën prej ndërtesave më të rëndësishme të vendit, Capitol Hill.

    Që nga ajo ditë mediat sociale e kanë bllokuar vazhdimisht ish presidentin Trump në mënyrë që ta parandalojnë përsëritjen e ndodhive të njëjta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!