Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba e ka përshkruar Boris Johnson si një mik të vërtetë të vendit, që siç thotë ai e ka mbështetur gjatë pushtimit rus.
“Johnson ishte ndër liderët e parë botërorë që jo vetëm që dënoi pa mëdyshje pushtimin brutal të Ukrainës nga Rusia, por gjithashtu mori një sërë vendimesh vendimtare për të ndihmuar Ukrainën të mbrohej dhe përfundimisht ta fitonte këtë luftë në të ardhmen,” tha Kuleba për Reuters.
Johnson ka vizituar dy herë kryeqytetin ukrainas të Kievit që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit.
Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi gjithashtu Johnson për mbrojtjen e interesave të Ukrainës.
“Ne të gjithë e dëgjuam këtë lajm (për dorëheqjen e Johnson) me trishtim, jo vetëm unë, por edhe e gjithë shoqëria ukrainase, që ju simpatizon ju ” , tha zyra e Zelenskyy në një deklaratë pasi të dy udhëheqësit folën me telefon.
“Nuk kemi dyshim se mbështetja e Britanisë së Madhe do të ruhet, por lidershipi dhe karizma juaj personale e bënë atë të veçantë”, shtoi deklarata.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.