×
  • Lajme
  • Botë

    Dorëhiqet ambasadori i Vatikanit në Francë, akuzohej për ngacmim seksual

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 15:00

    Papa Françesku e ka pranuar dorëheqjen e Luigi Ventura-s, i cili deri më tash kishte shërbyer si ambasador i Vatikanit në Francë. Ky person është akuzuar për ngacmim seksual.


    Selia e Shenjtë ia kishte hequr imunitetin diplomatik Ventura-s në korrik të këtij viti në mënyrë që autoritetet e drejtësisë të mund ta merrnin në pyetje në lidhje me dyshimet për ngacmim seksual.

    Ventura i mbushi 75 vjet javën e kaluar. Në këtë moshë, të gjithë priftërinjtë janë të obliguar që ta dorëzojnë dorëheqjen te papa, i cili nganjëherë i pranon ato menjëherë dhe nganjëherë i mban në punë këta individë për kohë më të gjatë.

    Autoritetet franceze i hapën hetimet kundër ish-ambasadorit Ventura në janar të këtij viti pasi një zyrtar i Parisit e akuzoi diplomatin për ngacmim seksual.

    Vetë Ventura nuk i ka komentuar asnjëherë akuzat kundër tij, shkruan “JPost”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!