Turqia do të pezullojë operacionin ushtarak të filluar një javë më parë në Siri për të lejuar forcat kurde që të vendosen në një zonë të sigurtë brenda 120 orësh, njoftoi nënpresidenti amerikan Mike Pence pas bisedimeve në Ankara.
Nënpresidenti amerikan shtoi se Turqia ka pranuar të mos kryejë operacione luftarake në qytetin sirian Kobani, i cili më parë ishte marrë nën kontroll nga ushtria Siriane, transmeton Reporteri.net.
Pence theksoi se SHBA-të nuk do të vendosin sanksione shtesë ndaj Turqisë dhe shtoi se Presidenti Donald Trump është i gatshëm të heqë sanksionet ekonomike ndaj Ankarasë nëse Turqia ndalë sulmet në Siri.
Presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në Twitter tha se “lajmet janë të shkëlqyera” dhe se “miliona jetë do të shpëtojnë”. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.