Vaksina është zgjidhja e vetme kundër pandemisë të koronavirusit .
Derisa nuk do të ketë vaksinë, jeta nuk do të jetë normale, thotë për Radion Evropa e Lirë profesor dr. Andrej Trampuz, drejtor i laboratorit për hulumtimin e sëmundjeve infektive në “Charité – Universitätsmedizin” (“Charite – Mjekësia Universitare”) në Berlin, një nga spitalet universitare më të mëdha në Evropë.
Ai paralajmëron që në rast se pas kulmit të pandemisë do të hapej hapësira për jetë normale, ashtu siçka qenë më herët, atëherë pandemia do të shpërthente përsëri, sepse deri tash është e infektuar më pak se 1 për qind e popullsisë të botës, që do të thotë se nuk ekziston imuniteti kolektiv.
“Do të ketë mundësi që të shkohet në punë ose të ketë tubime në grupe të vogla, por ngjarje të mëdha gjatë këtij viti nuk do të ketë. Edhe këto tubimet e vogla, me siguri që do të jenë me maska ose duke e ruajtur distancën. Deri në fund të këtij viti do të na duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe kjo nuk do të jetë një jetë normale”, konsideron dr. Trampuz.
Sipas tij, në këtë pandemi janë mësuar leksionet dhe bota do të përgatitet më mirë për të pandeminë e ardhshme “e cila me siguri që do të vjen”.
Lidhur me teoritë e ndryshme të konspiracionit, dr. Trampuz thekson që asnjë njeri nuk është aq intelegjent që ta krijojë jë virus të tillë.
“Vetëm natyra është aq intelegjente që të mund ta krijojë atë”.
Ende nuk jemi në kulmin e pandemisë
Radio Evropa e Lirë: A jemi afër kulmit të pandemisë së koronavirusit? Kur të arrihet, për sa kohë do të bjerë, gjegjësisht, kur do të zhduket?
Trampuz: Ende nuk jemi në kulmin e pandemisë në shtetet evropiane, përveç Italisë. Ajo duket se e ka arritur kulmin dhe pastaj duhen edhe dy ose tri javë që dalëngadalë të mendohet për fillimin e jetës normale. Të gjitha shtetet tjera, përveç Norvegjisë i kanë edhe dy javë që të arrijnë deri te kulmi, te niveli ku tashmë është Italia.
Kjo do të thotë se do të jetë edhe më keq dhe për ktë arsye nevojiten masa edhe më intenzive në mënyrë që të zvogëlohet bartja e virusit në popullatë. Po shohim infekcione të reja çdo ditë, kështu që du javë më vonë do të ketë më shumë pacientë nëpër spitale dhe 10 për qind prej tyre do t’iu duhet terapia intensive. Kjo do të thotë se do të ketë shumë tension, sigurisht edhe një muaj.
Radio Evropa e Lirë: Fatkeqësisht, do të ketë edhe mjaft viktima.
Trampuz: Po. Për këtë arsye është mjaft e rëndësishme që të pengojmë çdo infektim të ri, sepse 5 për qind e njerëzve kanë formë të rëndë të COVID-19 dhe gjysma e atyre që vijnë në repartin intensiv, për këtë shkak edhe vdesin.
Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për atë se duhet të parandalojmë kolapsion e sistemit shëndetësor, por që secili infeksion i ri është i tepër.
Për këtë shkak është mjaft e rëndësishme që njerëzve t’iu thuhet se u duhet që në mënyrë të vazhdueshme të parandalojnë çdo infeksion të ri, duke u distancuar, të paktën dy metra dhe duke shtuar edhe bartjen e maskës, e cila do të mundësojë që virusi të mos shpërndahet nga një person te të tjerët.
Pse në Gjermani vdekshmëria është më e ulët?
Radio Evropa e Lirë: Shkalla më e ulët e vdekjeve është në Gjermani, diku nën dy përqind, në krahasim me atë relativisht të lartë në Itali dhe Spanjë. Në Itali është më shumë se 10 pë qind. Cili është sekreti? A është në testimin masiv në Gjermani apo në masat e hershme shëndetësore? Pse ka një ndryshim kaq të madh në vdekshmëri?
Trampuz: Vdekshmëria në Gjermani nga ky infeksion është diku rreth 2 për qind, sepse sistemi shëndetësor është kualitativ dhe i ka të gjitha kapacitetet. Kjo nuk pasqyrohet vetëm në numrin e shtretërve në spitale, por shumë më tepër në atë se sa ka personel mjekësor të trajnuar. Nëse kjo mungon, atëherë njerëzit arrijnë shumë vonë te reparti intensiv dhe në mënyrë dramatike rritet vdekshmëria.
Në Itali është mbi 10 për qind dhe mund të jetë edhe më e lartë në shtetet që nuk kanë sistem të mirë shëndetësor. Te ky infeksion shohim që mundet shumë shpejt të përkeqësohet gjendja në krahasim me ndonjë grip normal dhe infeksioneve të ngashme, sidomos tek pacientët e moshuar.
Për këtë shkak, për pak orë duhet të reagohet. Së pari të jepet oksigjeni e më vonë, në rast se kjo nuk mjafton, ai pacient duhet të vendoset në repartin intensiv ku më pas duhet të ventilohet. Kjo do të thotë që ata marrin oksigjen ose në mënyrë jo invazive apo intubohen dhe më pas, funksionon ventilimi mekanik.
Më shumë të infektuar se sa që dihen
Radio Evropa e Lirë: A është një prej sqarimeve tjera për shkallën e ulët të vdekshëmrisë në Gjermani edhe fakti që ajo i ka testuar të gjithë njerëzit që në këtë moment janë pozitiv, do të thotë 100 mijë e më shumë njerëz, ndërkaq kur bëhet fjalë për Italinë, shifrat që i kemi, diku rreth 140 mijë, nuk janë reale? Pra, që në fakt, janë së paku disa herë më shumë në numër të infektuar, por që thjeshtë, në ato vende nuk po arrijnë t’i testojnë?
Trampuz: Kjo është e saktë. Sa më shumë që të testohen aq më shumë zbulohet se cilët janë personat e infektuar. Por edhe në Gjermani, me siguri që kemi tre deri në dhjetë herë më shumë njerëz që janë të infektuar, por që nuk janë testuar. Kështu që më së shumti bartja e virusit arrin deri te njerëzit asimptomatik, do të thotë te ata që nuk kanë simptome ose që i kanë vetëm pak dhe nuk e dinë që janë të infektuar.
Në 80 për qind të rasteve ky infeksion është si në ftohje normale, vetëm me pak kollitje dhe temperaturë dhe ata njerëz as që e dinë se janë të infektuar. Kështu që, në shtetet tjera, të cilave u mungojnë kapacitetet për testim, me siguri që ka edhe më shumë njerëz të paidentifikuar që e bartin virusin më tej, përfshirë edhe në shtëpitë për njerëzit e moshuar, ku virusi mund të shpërndahet shumë shpejt. Pastaj shohim që përnjëherë kemi më shumë njerëz të vdekur para se ta diagnostikojmë infeksionin.
E dini, është shumë me rëndësi që njerëzit që punojnë në institucionet shëndetësore dhe në shtëpitë për të moshuarit, të bartin maska, sepse në atë mënyrë edhe nëse jemi të infektuar, nuk e bartim virusin te njerëzit e tjerë. Me siguri që këtë e kemi vërejtur shumë vonë në Evropë. Po të thoshim, një muaj më herët, që të gjithë të bartnin maska atëherë me siguri që do ta parandalonim këtë pandemi në Evropë.
Ndeshja e futbollit, vatër e virusit në Itali
Radio Evropa e Lirë: Pse ka shumë të vdekur edhe në shtete e vogla, sikurse Holanda, Belgjika, Zvicra? Në Holandë, në Belgjikë kanë vdekur më shumë se 2 mijë njerëz, sikurse edhe në Gjermani, ndonëse ato janë disa herë më të vogla si vende se sa Gjermania.
Trampuz: Ky virus nuk përhapet përnjëherë në tërë vendin, por ka vatra. Deri te infeksioni arrin aty ku njëkohësisht mblidhet shumë njerëz. Nse ekzistojnë shumë nga këto vatra, atëherë infeksioni përhapet shumë shpejt.
Për shembull, kështu ka ndodhë në Itali, ku në një ndeshje futbolli janë mbledhur 45 mijë njerëz, në kohën kur virusi tashmë ishte atje. Në po atë ditë të vetme, në tribunat në atë stadium, janë infektuar mijëra e mijëra njerëz. Përnjëherë, të gjithë ata njerëz, një ose dy ditë më vonë, kanë ardhur në spitale, të cilat nuk kanë mundur t’i pranjnë të gjithë dhe ti furnizojnë mirë me shërbime mjekësore.
Kanë qenë mjaft shtete të tera që kanë reaguar mjaft ngadalë në këto vatra dhe tash kanë shumë të infektuar. Në Gjermani nuk ka pasur manifestime aq të mëdha, kështu që nuk kemi vatra të tilal të mëdha. Në fakt, ka qenë ky karnevali, ku njëjtë janë mbledhur një numër i madh i njerëzve?
Radio Evropa e Lirë: Ku ka qenë karneval?
Trampuz: Në Keln.
Vendet e Azisë e kanë përvojën me SARS-in
Radio Evropa e Lirë: Në anën tjetër, në Japoni dhe në shtetet tjera aziatike, situata është shumë më e mirë, gjë që e tregojnë edhe shifrat, se sa në Evropë dhe në SHBA, ndonëse vatra së pari ka qenë në Kinë dhe nga ay, në fakt edhe nis kjo pandemi.
Trampuz: Ekzistojnë katër shtete që kanë pasur sukses që në mënyrë mjaft efikase të ndërpresin përhapjen e virusit. Këto janë: Koreja e Jugut, Singapuri, Japonia dhe Hongkongu. Të gjitha ato kanë mjaft përvojë me epideminë SARS , para 13 vjetësh dhe njerëzit e dinë se është e rëndësishme që të mbrohen me maska. Këshu që është krejtësisht normale që të gjithë i bartin ato në zonat publike.
Në atë mënyrë mundet që në mënyrë efikase të parandalohet përhapaja e virusit nga njëri person te tjetri. Për këtë shkak ata kanë më pak të infektuar.