Nuk ka dyshim për këtë: Ne magjepsemi pas krimeve makabre. Kjo është arsyeja pse vrasësit serik konsiderohen si të tmerrshëm por edhe njëkohësisht thellësisht interesantë. Ne gjithmonë duam të mësojmë më shumë për këta individë. Ata ishin kaq brutal dhe të pamëshirshëm saqë janë renditur si vrasësit më famëkeq në histori.
Një “vrasës serial” zyrtarisht përcaktohet si dikush që vret tre ose më shumë njerëz, por që ky numër me kalimin e kohës rritet.
Vrasësit serik shpesh karakterizohen edhe nga mënyra e jetesës në parim normale, gjë që sugjeron se ata janë qytetarë të rregullt dhe që respektojnë ligjin – gjë që është në kontrast me natyrën e kobshme të vrasjeve të tyre, transmeton Reporteri.net.
Një nga vrasësit më famëkeq në histori është Harold Shipman: “Dr. Vdekja” i cili vrau 218 pacientë.
Një nga vrasësit serialë më vdekjeprurës të historisë ishte një njeri familjar i cili arriti të kryejë deri në 218 vrasje duke punuar si një mjek popullor britanik. Harold Shipman filloi punën e tij vrasëse në vitin 1972 dhe besohet se ai vrau të paktën 71 pacientë ndërsa punonte në praktikën e tij të parë dhe dyfishoi atë numër në praktikën e dytë.
Harold Shipman vrau të paktën 218 prej pacientëve të tij, megjithatë, derisa u zbuluan krimet e tij, ai u respektua – madje ishte edhe shumë i dashur nga populli i Hydës, ku punoi si mjek nga viti 1977.
Përfundimisht, në vitin 1998, një sipërmarrës vendas dhe një mjek tjetër vunë re numrin e jashtëzakonshëm të certifikatave të vdekjes që Shipman kishte nënshkruar. Ata gjithashtu vunë re ngjashmërinë e habitshme tek vetë pacientët e vdekur; shumica ishin gra të moshuara që u gjetën ulur dhe të veshura plotësisht, jo në shtrat, siç do të ndodhte zakonisht me të sëmurët rëndë. Përkundër këtyre të dhënave, ky hetim fillestar u trajtua me kujdes, duke i lejuar Shipmanit të kryente edhe tri vrasje tjera.
Fati i Shipman u vulos atë vit, kur vajza e njërës nga viktimat e tij, avokatja Kathleen Grundy, e akuzoi atë për vrasje. Ndryshe nga viktimat e tij të mëparshme, Grundy nuk ishte djegur dhe autopsia zbuloi nivelet të larta të diamorfinës (droga që Shipman kishte përdorur për shumicën e vrasjeve).
Më 31 janar 2000, një juri e gjeti Shipman fajtor për 15 vrasje të pacientëve nën kujdesin e tij. Por një hetim dyvjeçar i të gjitha vdekjeve të certifikuara nga Shipman identifikoi se numri total mund të ketë qenë shumë më tepër.
Ai u akuzua zyrtarisht për 15 vrasje, dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Shipman vdiq në vitin 2004, pasi kreu vetëvrasje në qelinë e tij. Ai asnjëherë nuk pranoi asnjë nga vrasjet.
Shipman vriste kryesisht pacientët e moshuar – thjesht sepse mund ta bënte këtë – duke iu injektuar diamorfinë, një heroinë farmaceutike. Pse i vriste kurrë nuk ka qenë krejtësisht e qartë.
Por ekspertët besonin se ai mund të ketë ndjerë kënaqësi derisa i shikonte pacientët duke vdekur.
“I vetmi shpjegim i vlefshëm i mundshëm është se ai thjesht shijoi procesin e vdekjes dhe shijoi ndjenjën e kontrollit mbi jetën dhe vdekjen, fjalë për fjalë”, kishin konkluduar ekspertët./Reporteri.net