Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e ka ngushtuar epërsinë ndaj rivalit republikan Donald Trump, pasi ka kaluar në epërsi në një prej shteteve kyçe të garës, Michigan.
Kur janë numëruar rreth 89 përqind të votave, Biden ka kaluar në një epërsi të lehtë në këtë shtet krahas kandidatit republikan, shkruan Reporteri.
Shteti i Michigan i ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe mund të luajë rol të madh në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.
Biden po prinë po ashtu me një epërsi të lehtë edhe në Wisconsin
Në anën tjetër, Trumpi ka epërsi më të lartë në Pensilvani, Karolinë Veriore dhe Georgia, por edhe në ato shtete epërsia mund të ngushtohet, sepse ka ende shumë vota që nuk janë numëruar./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.