×
  • Lajme
  • Botë

    Dramë edhe në qytetet tjera austriake: Momenti kur policia arreston një person të armatosur në Salzburg

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 9:30

    Një sulm i përgjakshëm terrorist ndodhi mbrëmë në Vjenë, në të cilin tre persona u vranë, ndërsa disa të tjerë u plagosën.


    Videot e shumta po qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat dëshmojnë për sulmin e tmerrshëm dhe dramën që ndodhi në rrugë.

    Gjendje më e mirë nuk ishte as në qytete të tjera austriake, transmeton Reporteri.

    Në media u shfaq një video, e cila u regjistrua në Salzburg, ku një dramë e vërtetë po zhvillohej në rrugë.

    Aty shihet policia që arreston një burrë të shtrirë në tokë. Në pamje dëgjohen thirrjet e policisë dhe ata të armatosur afrohen te një burrë i shtrirë me fytyrë për tokë.

    Nuk dihet pse burri u arrestua, as nëse ai është një nga terroristët.

    Duke gjykuar nga videoja, drama ndodhi në mes të rrugës, dhe skena dyshohet se u regjistrua nga një prej kalimtarëve. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!