×
  • Lajme
  • Botë

    Dramë në aeroportin e Nju Jorkut, dy pasagjerë hapën derën dhe dolën nga aeroplani në lëvizje

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 10:41

    Dy pasagjerë që ishin në aeroplanin që po udhëtonte nga Nju Jorku drejt Atlantas, kishin hapur derën derisa fluturakja ishte në lëvizje në pistë, duke u lëshuar “nga tobogani”.


    Incidenti ka ndodhur të shtunën në aeroportin La Guardia në Nju Jork, e pas këtij veprimi pasagjerët janë kapur nga autoritetet e rendit, transmeton Telegrafi.

    Fluturakja është rikthyer në pistë, e pasagjerët tjerët janë liruar disa minuta më vonë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre.

    Në anën tjetër, inxhinierët dhe punëtorët teknik kanë analizuar në detaje aeroplani për t’u siguruar që mund të rikthehet në përdorim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!