×
  • Lajme
  • Botë

    Dramë në Paris, mbyllet Kulla Eiffel – kjo është arsyeja

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 16:59

    Simboli më prestigjioz i Parisit, Kulla Eiffel është mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm, njoftojnë media botërore.


    Edhe zyrtarisht nuk është thënë arsyeja pse ka ardhur deri te vendimi, në rrjetet sociale, shfaqet një foto që tregon një njeri të panjohur që ngjitet nga jashtë ndërtesës së kullës së famshme, shkruan Reporteri.net.

    Në faqen zyrtare të këtij atraksioni turistik, njoftohen vizitorët që turneu i tyre do të duhet të shtyhet.

    “Kulla Eiffel është e mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm. Ne kërkojmë që vizitorët tanë të shtyjnë vizitën e planifikuar në mënyrë që të shmangim një pritje të gjatë”, thuhet në deklaratë. /Reporteri.net/.

    Nuk dihet ende identiteti i personit si dhe as motivet që kanë e kanë shtyrë deri në këtë veprim.

    Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ndodh në një nga pikat turistike kryesore të Francës. Në vitin 2015, James Kingston u ngjit në Kullë me argumentin se ishte një nga qëllimet e tij personale në jetë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!