Drejtuesi i Lëvizjes “URA” në Mal të Zi, Dritan Abazoviqi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e njoftoi vetë në një postim në Twitter, ku shkruan se është izoluar.
“Pas testimit që bëra dola se isha pozitiv me koronavirus. Ndihem mirë, jam në vet-izolim dhe shpresoj se së shpejti do të jem në gjendje të kthehem në detyrimet e mia të rregullta.
Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën dhe mbani distancën” u mbyll apeli i Abazoviqi, i cili është kthyer pas zgjedhjeve në faktor kyç në Mal të Zi për formimin e qeverisë së re
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.