×
  • Lajme
  • Botë

    Droga e tmerrshme ruse “Krokodil” që kalbë lëkurën, po përhapet me shpejtësi në botë

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 18:58

    Një drogë sintetike dhe e fuqishme që kalb mishin e përdoruesve dhe i lë ata në një gjendje që ngjan me një zombi po përhapet me shpejtësi nëpër botë.


    Së fundmi kjo drogë e rrezikshme ka arritur edhe në Australi, ndërkohë që përdoruesit nuk janë të vetëdijshëm se çfarë po marrin, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    Kjo drogë e rrezikshme është e njohur me emrin Krokodil, dhe shkakton dëme të mëdha të indeve dhe infeksione të rënda tek përdoruesit.

    Efektet afatgjata  të kësaj droge mund të jenë edhe më të rënda me venat e fryrë ose infeksionet që çojnë në shkatërrim të lëkurës.

    Kjo lloj droge tashmë është përhapur me të madhe edhe në Rusi e Amerikë.

    Droga ka efekte të tmerrshme dhe kalb lëkurën.

    Sipas ekspertëve ajo që ndodh me një drogë si kjo është që njerëzit shpesh e blejnë  duke menduar se bëhet fjalë për substanca të tjera, si heroina. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!