Spanja është duke ndërmarrë masa të reja, për ta frenuar shtimin e rasteve me koronavirus, midis drojës për një “valë të dytë” në Evropë.
Në Katalonjë janë mbyllur klubet e natës për dy javë, por qytetet jashtë këtij rajoni verilindor po ashtu po përballen me rritje rastesh, raporton BBC.
Mbretëria e Bashkuar ka bërë ndërkaq të ditur se të gjithë ata që vijnë nga Spanja duhet të izolohen. Norvegjia ka vënë rregulla të ngjashme, derisa Franca e ka në fuqi një paralajmërim-udhëtimi.
Si Franca, ashtu edhe Gjermania po përballen me përhapje të koronavirusit, teksa po mundohen që të rihapin ekonomitë e tyre.
“Ndonëse secili shtet është i prekur, kjo përhapje shtytje e ka përhapjen e gjerë në shtetet e mëdha dhe me popullsi të dendur, në kontinentin amerikan dhe në Azinë Jugore”, është thënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë përmes një deklarate, të shtunën.
Më shumë se 15.7 milionë raste me COVID-19 janë të regjistruara në botë dhe më shumë se 640.000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.