Duka i Madh i Rusisë, George përmes një postimi në Facebook bëri me dijeni se i është përgjigjur kërkesës për ndihmë të Princ Lekës, sa i takon situatës së krijuar në vend si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.
Ai është shprehur se do të dhurojë për të ndihmuar popullin shqiptar.
“I jam përgjigjur kërkesës për ndihmë të Princit Leka të Shqipërisë, pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe la të vdekur 50 njerëz, 2000 të plagosur, dhe 2400 ndërtesa të dëmtuara. Do dhuroj për të ndihmuar popullin e Shqipërisë në këto momente të vështira”, shkruan Duka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.