×
  • Lajme
  • Botë

    Duke raportuar në mes të plumbave, gazetarja vazhdon lidhjen ‘live’ nga Kabuli

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 16:05

    Të shumtë janë gazetarët ndërkombëtarë që ndodhen këto ditë në Afganistan, për shkak të zhvillimeve që po ndodhin atje.


    Sumaira Khan, është një reportere pakistaneze që këto ditë ndodhet në Aeroportin e Kabulit. Siç shihet në pamjet e publikuara, ajo është duke raportuar drejtpërdrejt, ku ndërkohë në sfond dëgjohen të shtëna armësh.

    Megjithatë, gazetarja nuk shqetësohet dhe vazhdon e patrazuar raportimin e saj.

    Ky është dukshëm rasti në Afganistan, i cili po përjeton ditë kaq të vështira. Khan është reportere e Al Jazeera dhe BBC Arabik. Ajo ishte duke raportuar live ku ndodhi incidenti. Për këtë veprim të saj, reporterja është lavdëruar shumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!